Godet policin me veturë, i dyshuari ikë nga vendi ngjarjes
Lexohet për: 2 min.
vetaksidentet-foto
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person me veturë, me targa të huaja, ka goditur zyrtarin policor me biçikletë në Gjilan.

Si pasoj e goditjes më veturë, zyrtari policor është lënduar dhe ka marr trajtim mjekësor.

Policia njofton se dyshuari jo vetëm që nuk iu ka bindur urdhrave të zyrtarit policor, ai me veturë ka goditur zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer - hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyç me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024