Gjysma e kosovarëve janë të gatshëm ta lënë vendin
Lexohet për: 2 min.
Qytetaret (5)
2 vite më parë
Linku u kopjua

?Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit. Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, i cili u prezantua në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, 54.8 përqind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.

Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 përqind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 përqind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.

Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25 vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 përqind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi.

Gatishmërinë për të ia mësyrë perëndimit e kanë shprehur 62 përqind e të anketuarve të grupmoshës 26 deri 35 vjeçare, ndërkaq nga ata të grupmoshës 36 deri në 45 vjeçare 61 përqind.

Gjysma e të anketuarve të grupmoshës 46 deri në 55 vjeçare janë të gatshëm të dalin jashtë vendit.

Përqindja e të anketuarve që janë përgjigjur se do të emigronin nëse do të kishin mundësi bie në 38% tek grupmosha 56 deri në 65 vjeçare dhe 30 përqind tek grupmosha mbi 65 vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025