Për herë të tretë, Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që emigrantët ilegalë të cilët janë dërguar në qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin, të kthehen në Itali.
Ky vendim është marrë dje (31 janar), dhe detyron dërgimin e 43 emigrantëve, të cilët aktualisht ndodhen në Lezhë, pas sjelljes së tyre në Shqipëri më 29 janar, shkruan euronews.al
Gjyqtarët që ishin ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të emigrantëve kanë arritur në një përfundim që ka shprehur mendim negativ ndaj rikthimit të tyre, siç parashikohet nga procedura që është miratuar nga qeveria.
Ky vendim ka ngritur pyetje mbi ligjshmërinë e veprimit të autoriteteve dhe ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet mbi trajtimin e emigrantëve që janë të shpërndarë në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, ku ndodhen disa nga qendrat e pritjes.Kjo gjykatë do të shqyrtojë çështjen e “vendeve të sigurta” në një vendim të pritur më 25 shkurt 2025.
Kjo do të thotë që kthimi i këtyre emigrantëve mund të pezullohet deri në këtë datë, ndërkohë që gjykatësit kanë theksuar se pezullimi i vendimit bën të pamundur përmbushjen e afatit 48-orësh për vlefshmërinë e tij, dhe si pasojë është e domosdoshme të urdhërohet kthimi i tyre.