Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, a bërë një ankesë publike lidhur me lidhur me shkeljen e të të drejtave të viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë.
Kjo qendër ia ka drejtuar një ankesë publike Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Për këtë të fundit thotë se kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë.Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë.
Të nderuar anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Të nderuar anëtarë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Apelit,
Duke pasur për bazë faktet:
- më 29 mars 2022, z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Alidemajt, për arsye se dyshohej që, “si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë, ka kryer veprën penale Krimi i Luftës kundër popullsisë civile”;
Rikujtojmë se në bazë të së drejtës penale ndërkombëtare, klasifikimi i krimeve më të rënda bëhet si më poshtë:
1. në kategorinë e parë është krimi i gjenocidit, si krim më i rëndë, që ka për qëllim të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar si të tillë;
3. në kategorinë e tretë dhe të fundit janë krimet e luftës, ku përfshihen krimet që ndodhin gjatë një konflikti të armatosur ndërkombëtar apo jo ndërkombëtar dhe nuk janë respektuar të drejtat e kategorive të mbrojtura me Konventat e Gjenevës të vitit 1949.
4. krimi i agresionit si kategori e katër është e një natyre tjetër.
Duke pasur parasysh faktin, që përkundër asaj se prokurori Ilir Morina ka qenë në dijeni të përmbajtjes së vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të cilave u referohet, ai ka përpiluar një aktakuzë që degradon natyrën e krimit që është kryer në fshatin Izbicë, duke e kualifikuar si “krim lufte”;
Duke pasur parasysh faktin, se mbi bazën e kësaj aktakuze trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga Vesel Ismajli, Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani, sollën vendimin që legjitimon degradimin e natyrës së krimit që është kryer në fshatin Izbicë;
Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur” bën ankesë publike për shkak se Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
ARSYETIM
Për të ilustruar këtë pohim, zëdhënësja Hartmann sjell qën¬drimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanović (Svillanoviq), i cili në zyrën e kryeprokurores Del Ponte në Hagë, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim, Goran Svilanović kishte deklaruar se, “nëse ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet të paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim...” (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
Përveç refuzimit të dorëzimit të dëshmive të krimit të gjenocidit, udhëheqësit e rinj të Beogradit deklaronin haptazi, se “inte¬resi jetësor kombëtar” i tyre ishte t’i fshihnin Gjykatës Ndër¬kom¬bëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta bënin përgjegjëse Serbinë për krimin e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në strategjinë e regjimit të Vojislav Koštunica-s (Vojisllav Koshtunica) për të fshehur faktet e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit në Beograd, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në rajon dhe veprojnë kundër paqes”. (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
2. Si rezultat i marrëveshjes që kishte bërë Carla Del Ponte me pushtetarët e Beogradit, udhëheqësit e shtetit serb u akuzuan për krime kundër njerëzimit, krime që hyjnë në kategorinë e krimeve një shkallë më poshtë se krimi i gjenocidit.
Në proceset gjyqësore që u referohet prokurori Ilir Morina, udhëheqësit e lartpërmendur serbë u akuzuan dhe u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krimet e mëposhtme:
- vrasja, si krim kundër njerëzimit (vepra e dytë);
- vrasja, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës ( vepra e tretë dhe e katërt);
- persekutimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e pestë);
(Referenca: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, f. 9).
Në përfundim të shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive që u prezantuan gjatë procesit gjyqësor, Dhoma erdhi në këtë përfundim:
“Sa i përket vrasjes të së paku 93 shqiptarëve të Kosovës në Izbicë, nuk ka asnjë dyshim se autorët e krimit kanë shkaktuar dhe kanë dashur vdekjen e këtyre personave, Dhoma erdhi në konkluzionin, që të gjitha elementet konstitutive të krimit të vrasjes, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës të ndëshkueshme me nenin 3 të statutit janë plotësuar. Për më tepër, duke pasur parasysh faktin se këto krime janë kryer në kuadër të një sulmi të përgjithshëm dhe sistematik kundër popullsisë civile dhe se aktet e autorëve të krimit bëjnë pjesë në kuadër të këtij sulmi, për pasojat e së cilave ishin në dijeni ata ose personat nën urdhër të të cilëve vepronin, Dhoma është e bindur se të gjitha elementet e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, të dënueshme në përputhje me nenin 5 të statutit, janë përmbushur. Në fund, duke kryer këto krime, autorët e krimit synonin shqiptarët e Kosovës për shkak të origjinës së tyre etnike, duke i fyer dhe duke i detyruar të heqin kapelat e tyre tradicionale, duke i çnderuar në këtë mënyrë simbolet e origjinës së tyre etnike. Sipas Dhomës të Shkallës së Parë, autorët e krimit kanë kryer vrasje në mënyrë të vetëdijshme, me qëllim që të zbatojnë një diskriminim kundër shqiptarëve të Kosovës, si grup etnik. Prandaj të gjitha elementet përbërëse të krimit të persekutimit që mori formën e vrasjes, dëshmojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet se ka ndodhur një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm me nenin 5 të statutit”. (Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, paragrafi 1223, f. 510).
Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve: në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe ngadhënjimin e drejtësisë!
4. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte!
Gjenevë, 15 korrik 2024
Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur”