Gjykata Themelore edhe një herë e konfirmon ligjshmërinë e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së
Lexohet për: 2 min.
12-Gjykata themelore
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar edhe një herë që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i thirrur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka qenë i ligjshëm.

Fillimisht, është refuzuar kërkesa nga klubi i futbollit Vita që të pezullohet dhe pengohet mbajtja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për datën 6 prill 2022 dhe të pengohet U.D. Sekretari i Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij, përcjell KosovaPress.

Ky refuzim e ka konfirmuar ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së, ku u rizgjodh Agim Ademi.

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore sipas Aktvendimit C.nr.1125/22  të datës 04.04.2022, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për pezullimin dhe pengimin e mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së, dhe për pengimin e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij për organizimin dhe mbikqyrjen e zgjedhjes së kryetarit të FFK-së.

Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pjesëmarrja dhe votimi masiv nga delegatët e Kuvendit të FFK-së, konfirmimet e monitoruesve të UEFA-s, FIFA-s dhe MKRS-së për mbarëvajtjen e Kuvendit, si dhe përgëzimet e UEFA-s, FIFA-s dhe të anëtarëve të shumtë të tyre për mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit Ademi, e konfirmojnë edhe një herë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së Ademi si kryetar i FFK-së.

Më poshtë i gjeni këto aktvendime të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025