Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e disa deputetëve të PD, për të shpallur antikushtetues kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Padia ishte firmosur nga 30 deputetë të PD, mes tyre edhe Gazment Bardhi, ndërsa vetë Berisha nuk e ka firmosur padinë e grupit të “Rithemelimit”.

Dy ditë më parë, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Franci Nuri përfaqësues të Grupit të Rithemelimit depozituan në Gjykatën Kushtetuese padinë lidhur me “konfliktin e kompetencave midis pushtetit Gjyqësor dhe pushtetit Legjislativ për imunitetin e deputetëve”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 2 muaj më parë vendosi masë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 metra katrorë, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla. /tch

Berisha paralajmëron protestë para SPAK - KosovaPress

Berisha ndryshon qëndrim: Do të këshillohem me avokatët nëse do ta respektoj vendimin e SPAK-ut - KosovaPress

Miratohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024