Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e quajti “jo kushtetuese” idenë e rishqyrtimit të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për mandatin qeveritar dhe tha se ekziston mundësia e rinovimit të iniciativës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.
Gjukanoviq tha se ai dhe një grup prej së paku 25 deputetësh kanë në dispozicion rinovimin e iniciativës për shkurtimin e mandatit, njoftoi Radiotelevizioni i Malit të Zi, duke cituar pjesë nga intervista me Zërin e Amerikës.
Gjukanoviq shprehu shpresën se parlamenti nuk do të merr një qëndrim përfundimtar duke vendosur të premten që të mos shqyrtohet iniciativa e tij për shkurtimin e mandatit të deputetëve dhe daljen në zgjedhje të parakohshme.
Ekziston mundësia e rinovimit të iniciativës “të cilën e testova dje në parlament”, përfundoi Gjukanoviq, duke theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është i vetmi skenar i mundshëm.