Jurgen Klopp e ka shmangur një pezullim si ndëshkim për përjashtimin me karton të kuq gjatë fitores së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt, pasi që Shoqata Angleze e Futbollit (FA) lëshoi ??një gjobë prej 34,743 eurosh për sjellje të pahijshme.
Trajnerit të Liverpoolit iu dha një karton i kuq nga gjyqtari Anthony Taylor për ofendimin ndaj ndihmës gjyqtarit, Gary Beswick pas dështimit për të dhënë një goditje dënimi për një faull ndaj Mohamed Salah.
“Jurgen Klopp është dënuar me 34,743 euro për shkak të thyerjes së rregullave të FA E33 gjatë ndeshjes së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt të dielën e 18 tetorit. Trajneri e pranoi se sjellja e tij gjatë minutës së 86’ ishte e papranueshme, dhe një Komision i pavarur Rregullativ ia shqiptoi gjobën gjatë një seance dëgjimore”, shkruante në komunikatën e FA.
Që nga ajo kohë, Jurgen Klopp i ka kërkuar falje gjyqtarit Beswick, ndërsa tha se nuk ka arsye për gjestet e tija.
Kartoni i kuq kundër Manchester Cityt ishte kartoni i parë që Jurgen Klopp e ka marrë që prej se morri drejtimin e Liverpoolit në tetor të vitit 2015.