Gjithçka gati për Kampionatin e Kosovës në Beach Volley U18
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjithçka gati për Kampionatin e Kosovës në Beach Volley U18
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka zbuluar detajet dhe orarin zyrtar për Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për moshën nën 18 vjeç (U18), në të dyja konkurrencat.
Gara do të zhvillohen më 06 dhe 07 korrik 2026. Ndërkaq, djemtë do të zbresin në fushë vetëm më 07 korrik, me orarin e tyre që pritet të publikohet mbrëmjen e së hënës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në fushat e Beach Volley te Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.
Agjenda zyrtare e ditës së parë:
- 09:00 – Verifikimi i ekipeve: Lojtarët dhe trajnerët duhet të dorëzojnë librezat zyrtare dhe licencat e lëshuara nga FVK. Pa to, pjesëmarrja është e pamundur.
- 09:30 – Takimi informativ: Prezantimi i sistemit, rregullat dhe tërheqja e shortit.
- 10:00 – Fillimi i ndeshjeve: Starti zyrtar i kampionatit.
Rregull i veçantë për klubet
FVK u kujton klubeve se nëse kanë regjistruar më shumë se dy çifte, vetëm njëri kualifikohet direkt në skemën kryesore. Çiftet e tjera të të njëjtit klub do të luajnë ndeshje eliminatore mes vete për të siguruar biletën e dytë.
Organizatorët bëjnë thirrje për përpikëri në orar në mënyrë që çdo gjë të shkojë sipas planit, ndërsa u urojnë suksese të gjithë sportistëve pjesëmarrës.
KosovaPress