Gjetja e mostrave të Deharit, Tahiri-Kurtit: Për çfarë qëllimi u vodhën?
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri në një konferencë për media ka ngritur dyshime mbi rastin e zhdukjes dhe gjetjes së mostrave të aktivistit Astrit Dehari. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të ndërmarrë veprime urgjente për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Deharit. Ai ka përkujtuar se në dhjetor të vitit 2022 u publikua lajmi për humbjen e mostrave të Astrit Deharit, por deri më tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi penale dhe as politike lidhur me rastin.

Tahiri ka theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar formimin e komisionit hetimor për zbardhjen e të vërtetës për mostrat e Deharit. Ai ka pyetur Kurtin, Konjufcën dhe Haxhiun të tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Deharit për një vit e gjysmë dhe kush i ktheu. “Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë, a është një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal të këtij rasti dhe zbardhjen e së vërtetës? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri Kurti kanë qenë në dijeni gjashtë muaj pasi që të njoftohet opinioni publik, pra në dhjetor të vitit 2022 për humbjen e këtyre mostrave, pse është dashur të rrinë të qetë dhe të mos reagojnë," tha Tahiri.

Tahiri tha se do të nisin me mbledhjen e 40 nënshkrimeve për një seancë për themelimin e komisionit hetimor për zbardhjen e të vërtetës për mostrat e Deharit. Ai ndërkaq i bëri thirrje IML-së të mos bie pre e lojërave të qeverisjes Kurti lidhur me mostrat e Deharit dhe të mos i asgjësojë këto prova, pasi ato duhet të qëndrojnë në institut, pasi përbëjnë prova të rëndësishme lidhur me rastin. Tahiri ka folur edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja të parakohshme, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK-së që më 9 qershor të mbahen këto zgjedhje, për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe sanksionet e BE-së. Ai ka shprehur bindjen se PDK-ja do të fituese e këtyre zgjedhjeve dhe se mandatar për formimin e Qeverisë së re do të jetë kandidati i kësaj partie Bedri Hamza. /A.Shala

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024