Gjermania u kërkon qytetarëve të saj të braktisin Iranin pas sulmit ndaj Izraelit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
fwefwq
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjermania u bëri sot thirrje shtetasve të saj të largohen nga Irani në mes të tensioneve të përshkallëzuara në rajon.

Ministria e Jashtme lëshoi ​​një paralajmërim udhëtimi për Iranin, pasi mediat izraelite raportuan se Tel-Aviv po shqyrtonte sulme ndaj platformave të naftës të Iranit dhe vendeve bërthamore në përgjigje të sulmit me raketa të djeshme.

“Më 1 tetor 2024, forcat e armatosura iraniane kryen sulm me raketa mbi Izraelin. Pritet një kundërpërgjigje nga forcat e armatosura izraelite. Sulmet në territorin iranian nuk mund të përjashtohen. Situata në të gjithë rajonin mbetet e paqëndrueshme dhe shumë e tensionuar”, thuhet në deklaratë.

Irani lansoi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit të martën në mes të tensioneve të rritura në rajonin e Lindjes së Mesme.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se sulmi ishte në përgjigje të vrasjeve të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së Abbas Nilforoshan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi me raketa ishte një "gabim i madh" dhe se Irani "do të paguajë për të". /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024