Gjermania tërhiqet nga baza kryesore ajrore në Niger
Lexohet për: 2 min.
wfqfwq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjermania do të dorëzojë kontrollin e një baze ajrore në Niger pasi nuk arriti marrëveshje me autoritetet nigeriane për imunitetin ligjor për ushtarët e stacionuar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Parlamentin gjerman.

Baza ajrore e Niamey, çelësi i përpjekjeve perëndimore për të luftuar terrorizmin në rajon, do të mbyllet më 31 gusht dhe të gjithë trupat do të kthehen në Gjermani. Në këtë bazë ishin të vendosur 100 ushtarë gjermanë.

Ushtria mori pushtetin në Niger me një grusht-shtet më 26 korrik 2023. Pas grusht-shteteve në Mali dhe Burkina Faso, Nigeri ishte në një kohë partneri i fundit demokratik i Perëndimit në luftën kundër terrorizmit në një rajon ku sulmet nga grupet islamike të lidhura me Al Kaidën dhe Shtetin Islamik janë të shpeshta.

SHBA kanë njoftuar po ashtu se do të largohen nga baza e tyre në Niamey këtë fundjavë. Në javët e ardhshme, ata gjithashtu do të largohen nga baza në Agadez, rreth 750 kilometra në verilindje të Niamey, nga ku operuan dronët e tyre të zbulimit. Forcat franceze u larguan nga Mali dhe Burkina Faso vitin e kaluar.

Rusia është bërë gjithnjë e më aktive në rajon dhe forcat e saj përgjegjëse për trajnimin e ushtarëve të Nigerit janë vendosur në një bazë në Niamey.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024