Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini dhe rajonet lindore të vendit po përballen me mungesë të benzinës dhe çmime të larta të saj, pasi nafta ruse nuk vjen në Evropë që nga 1 janari.
“Rafineria PCK në Schwedt, në landin lindor të Brandenburgut, që më parë furnizohej ekskluzivisht me naftë ruse, po funksionon me kapacitet prej vetëm rreth 50 për qind për shkak të rënies së furnizimit”, thuhet në faqen e internetit “Business Insider”.
Kjo tashmë është reflektuar në marzhet e çmimit mesatar kombëtar të benzinës.
Shërbimi i informimit të çmimeve “Argus Media” raportoi se tashmë ka mungesë prodhimi të benzinës në rajon.
“Furnizimet e mëdha alternative të naftës nga Polonia dhe Kazakistani, siç është njoftuar nga qeveria gjermane, nuk kanë arritur ende”, sipas “Business Insider”.
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.