Gjermania “parashikon” se Osmani nuk do të vazhdojë të mbetet presidente
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania “parashikon” se Osmani nuk do të vazhdojë të mbetet presidente
Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë dy “parashikime” se Vjosa Osmani nuk do të jetë më presidente e Kosovës.
Kjo kur u bë një njoftim në lidhje me takimin e sotëm që ambasadori Rainer Rudolph pati me shefen e shtetit të Kosovës. Në rastin e parë u tha se ky takim u mbajte para përfundimit të mandatit të saj ndërsa në të dytin kur ajo u urua për angazhimet e saj të ardhshme.
“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë dhe demokracisë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani, para përfundimit të mandatit të saj, ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – si një kujtesë se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të bashkojnë njerëzit”, thuhet në pjesën e parë të këtij njoftimi, transmeton KosovaPress.
Ndërsa në të dytën thuhet se “ai (ambasadori) shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj. Urime të përzemërta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal!”.
Mandati i Osmanit, nëse ajo nuk zgjedhet prapë presidente, përfundon më 5 prill. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.