Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka folur pas eliminimit të kombëtares së tij në Euro 2024 nga Spanja.
Spanja e mposhti 2:1 sonte Gjermaninë për ta eliminuar në çerekfinale nikoqirin e Euro 2024, raporton KosovaPress.
“I urojmë Spanjës për arritjen në gjysmëfinale. Loja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe që nga minuta e 60-të e tutje, ishim padyshim ekipi më i mirë. Goli ynë ishte tejet i merituar, por që pranuam golin e fitores me shansin e fundit.
I thashë lojtarëve se nuk e meritojnë të largohen nga gara. Të gjithëve na mungojnë familjet tona, por asnjëri prej nesh nuk donte të largohej. Nga fillimi i këtyre gjashtë javëve të fundit ka pasur një atmosferë shumë të mirë në grup. Mund të thuash se dhamë gjithçka për të fituar këtë lojë