Qeveria gjermane njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë dorëzimin e 105 tankeve Leopard 1A5 dhe 30 automjeteve luftarake të këmbësorisë Marder, njoftuan mediat lokale të mërkurën.
Gjermania i ka siguruar Ukrainës tashmë 30 Leopard 1, 90 automjete luftarake këmbësorie Marder dhe 18 tanke Leopard 2-A6 që nga pranvera e 2023.30 tanket e premtuara Leopard 1 vijnë nga stoqet e vjetra industriale dhe të Bundeswehr-it dhe aktualisht janë duke u riparuar plotësisht nga Rheinmetall, një kompani gjermane e armëve.
Sipas faqes së internetit të qeverisë, Gjermania planifikon të dorëzojë edhe 15 tanke të tjera antiajrore Gepard dhe nëntë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM për të mbrojtur qytetet ukrainase nga sulmet me raketa ruse.
Ndërkohë, SHBA ka siguruar armë dhe materiale të tjera me vlerë 43.86 miliardë euro dhe Britania e Madhe vjen në vendin e tretë me 6.57 miliardë euro armë të dërguara në Ukrainë.
Muajin e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi planet për të përfunduar së shpejti një marrëveshje sigurie me Ukrainën, por nuk specifikoi një kornizë kohore.