Ministri i Jashtëm gjerman Johan Wadephul tha se ai arriti t’ia shpjegojë dhe t’ia bëjë të qartë homologut të tij nga Shtete e Bashkuara, Marco Rubio qëndrimin e Gjermanisë se ky shtet është i gatshëm të ndihmojë në Ngushticën e Hormuzit – pasi të përfundojë lufta në Iran.
“Gjermania sigurisht është e gatshme, pas përfundimit të armiqësive, të luajë gjithashtu një rol kur bëhet fjalë për sigurimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit,” tha Wadephul t’i ketë thënë sekretarit amerikan të shtetit, në bisedën e tyre të parë dypalëshe, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) në Francë, njofton DPA, përcjellë KosovaPress.
Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Gjermaninë dhe anëtarë të tjerë evropianë të NATO-s se nuk kanë vepruar sipas thirrjeve të tij për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë me rënësi të madhe globale për transportin e naftës.
Të enjten, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kishte dëgjuar “nga kreu i Gjermanisë” të ketë thënë se lufta me Iranin “nuk është lufta jonë”.Wadephul i quajti shumë të papërshtatshme komentet e Trumpit mbi qëndrimin e Gjermanisë.
Ministri i Jashtëm nga Berlini përsëriti thirrjen e tij për unitet mes vendeve të G7, ku përveç SHBA-së dhe Gjermanisë bëjnë pjesë edhe Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia dhe Kanadaja.