Gjermania do të dërgojë 150 trupa shtesë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Annalena Bearbock
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë të ditur se vendi i saj do t’i dërgojë 150 trupa shtesë vitin e ardhshëm në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Ajo këtë e bëri të ditur pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s sot në Bruksel, duke theksuar se në Ballkan paqja mbetet e brishtë.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO-s dhe të BE-së janë të koordinuara. Kemi EUFOR-in, misioni që siguron stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe KFOR-in në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme gjermane në rrjetin social X.

Ndryshe, shefat e diplomacive të shteteve anëtare të NATO-s në takimin në Bruksel kanë diskutuar ndër tjerash edhe mbi situatën e sigurisë në rajon. Takimet do të vazhdojnë edhe nesër.

https://twitter.com/i/status/1729531382123176122
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025