Gjermania 2:0 Danimarka, ky është lojtari i ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
49-Lojtari i ndeshjes
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjermania e siguroi sot biletën drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kombëtarja gjermane e mposhti si nikoqir në “Signal Iduna Park” Danimarkën me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.

Golat u shënuan nga Kai Havertz dhe Jamal Musiala.

Por, lojtari i ndeshjes u zgjodh mbrojtësi Antonio Rudiger. Rudiger tregoi paraqitje mbresëlënëse, ku luajti tërë ndeshjen, duke rikuperuar topin plot 12 herë, duke regjistruar shpejtësi prej 31.4 km/h dhe duke mbuluar një distancë prej 10 kilometrave në fushë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024