Gjermani-Spanjë, çerekfinalja tjetër e Euro 2024
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Pas Anglisë që eliminoi Sllovakinë me shumë vështirësi, tashmë edhe Spanja ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024

. “Furia e kuqe” ka eliminuar Gjeorgjinë me 4-1, dhe atë me përmbysje të rezultatit, raporton KosovaPress.

Gjeorgjia kaloi në epërsi në minutën e 18’ me autogolin e La Normand, por kjo ishte gjithçka çfarë bënë. Spanja mori pastaj kontrollin e plotë të lojës dhe deri në fund tundi katër herë rrjetën e kundërshtarit përmes Rodrit, Ruizit, Williamsit dhe Dani Olmos.

Në çerekfinale, Spanja do të ndeshet me nikoqirin e këtij kampionati, Gjermaninë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024