Gjermani: Digjet hoteli ku po qëndronin refugjatët nga Ukraina
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një hotel në Gjermaninë verilindore që strehonte refugjatë nga Ukraina u dogj mbrëmë.

Hoteli në Blovac strehoi 14 refugjatë nga Ukraina të cilët u evakuuan në kohë.

Zjarri ka filluar të përhapet mbrëmë, ndërsa sot në mëngjes ndërtesa është djegur plotësisht.

Kryetari i bashkisë së Blovac, Tino Schmidt, tha se ishte "i befasuar dhe i zemëruar" dhe shtoi se deri më tani nuk ka pasur "aktivitete me prapavijë radikale të djathtë" në vend.

Schmidt deklaroi se deri më tani nuk ka pasur incidente kundër refugjatëve nga Ukraina.

Punonjësit socialë që kujdeseshin për refugjatët raportuan të hënën se dikush kishte vizatuar svastika në murin e hotelit. Policia po heton për një lidhje të mundshme mes asaj ngjarje dhe zjarrit.

Në qytetet gjermane, veçanërisht në lindje të vendit, javët e fundit janë mbajtur protesta për shkak të valës së rritjes së çmimeve, duke kërkuar ndryshim të qëndrimeve ndaj luftës në Ukrainë dhe ndërprerjen e dërgesave të armëve në Kiev.

Protestat ndonjëherë shprehin pikëpamje kundër pritjes së refugjatëve nga Ukraina, dhe një nga organizatorët e tyre është partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë.

Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, më shumë se një milion refugjatë nga ai vend kanë mbërritur në Gjermani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024