Gjergj Kastrioti quhet profet i shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
limani-060524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një numër i madh i qytetarëve e personalitete nga fusha të ndryshme janë mbledhur në Prishtinë për të festuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ata kanë ecur nga sheshi “Xhorxh Bush” nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbe”, e ku e gjithë ecja është përcjellë me performancën e Xhevat Limanit si Skënderbeu. Limani gjatë këtij marshimi tha se sot është një ditë shumë e veçantë për çdo shqiptar. “Kjo është ditë e madhe e popullit shqiptar është një ditë shumë e veçantë për shqiptaret e Kosovës që kremtojnë me dinjitet dhe devotshmëri ditëlindjen e krehurit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Do të marshojmë me dinjitet për ta nderuar profetin e shqiptareve Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha ai.

Manifestimi është organizuar nga Organizata Shqiptaria, Korporata Kryeziu, shoqatat simotra: Kufijtë e Arbrit, Lëvizja e Deçanit, mbështetur nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024