Gjeorgjia barazon me Ukrainën, çdo gjë mbetet e hapur në grupin e Shqipërisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Gjeorgjia barazon me Ukrainën, çdo gjë mbetet e hapur në grupin e Shqipërisë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjeorgjia dhe Ukraina kanë barazuar sonte me rezultat 1:1, duke ashpërsuar edhe më tej garën në Grupin B1 të Ligës së Kombeve për vendin e parë, të cilin e synon edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Batumi, Ukraina kaloi në epërsi në minutën e 7-të me autogolin e Kvirkvelia, ndërsa Gjeorgjia barazoi përmes Mikautadze minutën e 76-të, duke marrë kështu kreun e tabelës me shtatë pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Në grupin B1 sonte nga ora 20:45 takohen Shqipëria dhe Çekia, dhe në rast fitoreje kombëtarja kuqezi do të rrëmbejë kreun e tabelës me 9 pikë. Çekia për momentin renditet e dyta me 7 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025