Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë.
Gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev u dërgua menjëherë në spital pas sulmit në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të qytetit dhe gjendja e tij është e panjohur, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Ai u vu nën sanksione të Bashkimit Evropian pasi GRU u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.
Asnjë palë nuk ka marrë përgjegjësinë për qëllimin e Alekseyevit, por dyshimi në Moskë pritet të bie mbi Kievin. Agjencitë ukrainase të inteligjencës kanë synuar dhjetëra oficerë ushtarakë rusë dhe zyrtarë të vendosur nga Rusia që nga fillimi i luftës, duke i akuzuar për përfshirje në krime lufte, shkruan The Guardian.
Disa në Moskë menjëherë fajësuan Ukrainën, duke pretenduar pa prova se Kiev po përpiqej të pengonte bisedimet.