Gjendja e Elza Ujkanit, jashtë rrezikut për jetë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas rreth 20 ditësh trajtimi në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vajza 23-vjeçare, Elza Ujkani që pësoi lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë, është dërguar në Klinikën e Neurokirurgjisë për të vazhduar mjekimin.

Dje (e hënë), pasi është vlerësuar nga stafi mjekësor se gjendja e pacientes është jashtë rrezikut për jetë, është vendosur që ajo të vazhdojë trajtimin mjekësor në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Kështu bën të ditur për KosovaPress, shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai tha se gjendja e 23-vjeçares ka qenë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndaj edhe kjo ka qenë arsyeja pse është liruar nga intensiva për të vazhduar në Neurokirurgji.

Po ashtu, edhe drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani për KosovaPress tha se duke marrë parasysh gjendjen e pacientes, moshën e saj dhe profesionalizmin e stafit mjekësor, vlerëson se pacientja do ta marrë veten shumë shpejt.

Elshani potencoi se pas pranimit të pacientes në këtë klinikë, ajo iu është nënshtruar analizave shtesë radiologjike, laboratorike, për çka shtoi se po kujdesen edhe për rehabilitimin e saj në aspektin fizioterapeutik.

Më 18 janar, një vajzë 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Ndërkaq, nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024