Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për ekshumim në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.
Gjatë gërmimeve-kërkimeve, janë hasur disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit.
Gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit.
Hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera.
Kurti: Serbia nuk ka kthyer përgjigje për hapjen e arkivave për të pagjeturit - KosovaPress