Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Mbetje mortore
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekipet gërmuese në Bishtazhin kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit.

Komisioni ka theksuar se rezultatet e eshtrave të gjetur do të bëhen të ditura pas analizave të ADN-së.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës. Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës”, ka bërë të ditur Komisioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024