Policia e Kosovës gjatë implementimit të planit operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit - Komuna e Deçanit, në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.
Njësitet e specializuara kufitare së bashku me njësinë e antidrogës sot kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku janë gjetur katër sera, ku kishin qenë të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale mostra të bimëve narkotike, një armë AK-47 me 32 copë fishekë, një fishek i kalibrit për armë të gjuetisë etj.
Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat kultivim i bimëve narkotikëve dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve.