Gjenden dy persona pa shenja jete, njëri në Prizren e tjetri në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
vdekje-e-dyshimte
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy raste të vdekjeve janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Njëra ka ndodhur në Gjakovë e tjera në Prizren.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy burra.

Njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij e tjetri në banesën e tij.

“Rr. Albesian Mataj, Gjakovë 01.07.2024-08:10.  Viktima mashkull kosovar, në shtëpinë tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë  meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekip mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport

“Rr. Shotë Galica, Prizren 01.07.2024-12:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit  dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025