Gjedet i vdekur Nezir Osmani, i zhdukur para disa dite (Video)
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas shumë ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i Nezir Osmanit në lumi Llap.

Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Ndërkohë, për gjetjen e të ndjerit ka njoftuar edhe FSK.

https://kosovapress.com/admin/nezir-osmani-i-zhdukur-tash-e-disa-dite-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve/

“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve. Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024