Gjatë vizitës së von der Leyen do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë
Lexohet për: 1 min.
Ursula von der Leyen
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë, nesër në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

Në njoftimin për media thuhet se policia gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025