Gjasula: Kundër Islandës duhet të marrim pikë, jam optimistë për paraqitje të mira
Lexohet për: 2 min.
6-Gjasula
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve, më 6 qershor, respektivisht të hënën, si mysafire e Islandës.

Para ndeshjes, si zakonisht, Kombëtarja shqiptare ka dalë në një konferencë për media, ku të pranishëm ishin mbrojtësi Elseid Hysaj, dhe mesfushori shkatërrues, Klaus Gjasula, përcjell KosovaPress.

Gjasula u shpreh optimistë për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Islandës e Izraelit, ndërsa theksoi se skuadra nuk duhet të bëjë gabime dhe t’i marrë maksimumin ndeshjes së parë.

“Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3”, tha Gjasula.

“Secili e di se çfarë mundësish kemi në këtë grup. Nuk kemi shumë presion, e dimë çfarë mund të fitojmë. Duhet të jemi optimist dhe të provojmë t’i nxjerrim maksimumin”, shtoi më tej mesfushori shqiptar.

Po ashtu, Gjasula e mirëpriti me lëvdata futbollistin e ri të Kombëtares, pjesë e repartit të tij, Kristjan Asllanin, për të cilin tha se është një djalë i ri me shumë talent, dhe se është mirë që është pjesë e grumbullimit pasi sjell shumë cilësi të mira në skaudër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025