Në mesin e pesë normave olimpike nga sporti i xhudos që do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris, është edhe xhudistja, Nora Gjakova. Ajo me përkushtim e përulje maksimale po stërvitet që Kosovës t’i sjellë medalje elitare në këtë garë.
Në një intervistë për KosovaPress, Nora thotë se fitimi i medaljeve është qëllimi i përbashkët i të gjithë ekipit të xhudos.
“Lojërat Olimpike janë gara e nivelit më të lartë që ekziston në sport, kështu që garuesit që do të marrin pjesë atje pothuajse të gjithë janë potencial për medalje, sidomos ata të cilët janë të kualifikuar direkt, kështu që nuk kemi çfarë të flasim më tepër për konkurrencën sepse janë të gjitha garuesit që janë filtruar me vite, kanë qenë në kualifikim olimpik kështu që secili prej tyre ka arritur me mund deri në kualifikim të Lojërave Olimpike”, shtoi Gjakova.
Në Kosovë pritjet që xhudistët të kthehen me medalje janë të mëdha, por Nora thotë se tashmë janë mësuar me një presion të tillë.
Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, do të zhvillohet nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...