Gjakova bëhet me shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Monumenti i Gjergj Kastriot-Skënderbeut është shpalosur sot në vigjilje të ditëlindjes së heroit tonë të madh kombëtar dhe shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës.

Shpalosja e monumentit të heroit legjendar shqiptar, i cili për 25 vjet i bëri ballë Perandorisë Otomane, u bë në Parkun e Madh të qytetit, në prani të autoriteteve komunale, figurave të ndryshme politike dhe qytetarëve të shumtë nga trojet shqiptare.

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka vlerësuar lart vendosjen e monumentit të kryetrimit shqiptar në qytetin e djegur nga lufta dhe barbaria serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se figura e Skënderbeut paraqet unitetin e fuqishëm që mbretëron ndër shqiptarët ndër shekuj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në fjalën e tij tha se simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet për liri përgjatë shekujve, duke përfshirë edhe Gjakovën. 

Ceremonia e shpalosjes së monumentit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut është përmbyllur me disa muzikore të interpretuara nga këngëtarët e njohur si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha nën vargjet “Gjithmonë do të jetë Shqipëria sa të ketë dhe e gjak shqiptar”. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024