Gërvalla takon në Nju Jork homologen e saj nga shteti afrikan Malavi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
final pic
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar homologen e saj nga Malavi, Nancy Tembo, me të cilën diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe  bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla shpalosi të arriturat e Kosovës në demokratizim, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe punësimin, duke ofruar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këto fusha.

Në takim u diskutua edhe mbi të drejtat e njeriut, barazia gjinore dhe iniciativat rajonale e globale për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024