Gërvalla takon homologun e saj nga Singapori, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve shtetërore
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me homologun e saj të Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Ministrja Gërvalla ka shkruar në platformën “X” se Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera përkundër të gjitha dyshimeve. Shumë mirënjohëse për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegun tim Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Singaporit dhe Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.

https://kosovapress.com/admin/gervalla-takon-blinkenin-kosova-shba-ja-me-lidhje-te-forta/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024