Gërvalla në Nju Jork për Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka arritur në Nju Jork, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.

Gërvalla do të jetë edhe pjesë e takimeve të ndryshme shumëpalëshe, në të cilat do të diskutohet mbi sigurinë rajonale, globale, politikën dhe ekonominë.

Së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ministrja Gërvalla do të mbajë takime të ndryshme me komunitetin shqiptar në SHBA, përfaqësues të ndryshëm të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shoqërorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024