Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Konferencë kundër dhunës seksuale në Londër ka refuzuar të përgjigjur pyetjes jo në mos respekt ndaj të moderatorit por sipas saj për shkak se ajo është duke u përpjekur të ndihmojë çdo të mbijetuar të dhunës seksuale që të mos kenë nevojë që të përballen autorët e këtyre krimeve në një vend neutral.
Shumë duartrokitje nga të pranishmet në sallë, e që ishin viktima të dhunës seksuale në konflikt, nga vende të ndryshme të botës, mori ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Këto duartrokitje nuk ishin për atë që ajo tha, por në fakt për refuzimin që ajo bëri të përgjigjet në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt”.
E gjithë kjo ndodhi në Londër, ku Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla, ndër të tjera, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Në këtë konferencë, ministrja Gërvalla merr pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
“Si një vend që ka dalë nga gjenocidi, më pak se 30 vjet më parë, nuk besoj se mund t’ju tregoj shumë ju, se si të merreni me dhunuesit, e kryersit e kësaj dhune në vendin tonë, sepse ata kanë ardhur nga jashtë vendit”, tha ministrja Gërvalla, duke aluduar në luftën e fundit në vend dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
“Prandaj pyetja që kam unë sot këtu për ju dhe të gjithë është se si autorët duhet të përballen dhe të mbahen si llogaridhënës për atë çfarë kanë bërë”.
“Jam paka e shokuar nga përbërja e panelit të fundit, me prezencën e arkitektit kryesor për kryerjen e gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Ta kemi këtu arkitektin kryesor, që të na tregojë këshilla, në prani të viktimave dhe të mbijetuarave të kësaj dhune, na vë në mëdyshje që të mendojmë për vetë kuptimin e kësaj konference”, deklaroi Gërvalla, nën duartrokitjet e viktimave të pranishme në sallë.
Ajo shprehu dilemën se si mund të flitet për mangësitë e trajtimit të këtyre rasteve të dhunës në Kosovë, kur përballë të mbijetuarave të dhunës seksuale në konflikt, e për të cilat u shpreh se kanë qenë të guximshme mjaftueshëm, të vijnë, të tregojnë se nuk janë duke u dorëzuar, se duan për vetën dhe fëmijët e tyre një perspektivë, e që janë ulur në këtë sallë, në anën tjetër të përballen me faktin se kjo konferencë është edhe një konferencë më shumë.
I gjendur pa përgatitur për fjalë të tilla, drejtuesi i konefencës në panel, nuk e kishte idenë se kush ishte personi për të cilin fliste kryediplomatja e Kosovës. “Flet për Ivica Daçiqin”, i tha një nga të ftuarat me zë të ulët, drejtuesit të konferencës, përshpërima e të cilëve u dëgjua nga mikrofoni i ndezur.
Megjithatë, vetë ministrja Gërvalla e sqaroi se për kënd po fliste. “Ky është ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, dora e djathtë e Slobodan Millosheviqt në vitet 1992-2000”, tha ajo, raporton RTK.
“Më falni, por nuk dua të përgjigjem në pyetjen tuaj, jo në mos respekt ndaj jush personalisht, por duke u përpjekur të ndihmoj çdo të mbijetuar për të mos pasur nevojë që të përballet në një vend neutral me autorët e këtyre krimeve”, tha Zëvëndëskryeministrja Gërvalla.
“E ky është obligimi ynë, si politikanë, si drejtësi dhe si gjithçka tjetër”.