Gërvalla: Kosova numër 1 në Evropë në mesin e 34 shteteve për zhvillim ekonomik
Lexohet për: 2 min.
Gërvalla: Kosova numër 1 në Evropë në mesin e 34 shteteve për zhvillim ekonomik
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Partisë Guxo Donika Gërvalla në mbledhjen e madhe të kësaj partie me anëtarë e mbështetës të saj të shumë ka folur mbi rolin e kësaj partie në luftimin e dukurive negative dhe ngritjen e vendit në një nivel më të lartë zhvillimi në vend e në botë për nga zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.

Ajo ka theksuar se mbështetja për këtë pati, është shumë e madhe gjë që dëshmon edhe interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet e Guxo.

“Dje patëm dy tubim në Shtutgart. Salla që zinte një mijë karrige aq  stërmbushur, sa policia gjermane u detyrua të ndërhyjë dhe të lusë që gjysma e tubimit të priste jashtë... Kemi kryer njërin tubim dhe më pas njëra palë ka dalë jashtë dhe ka hyrë gjysma tjetër dhe kemi kryer edhe tubimin e njëjtë brenda natës... Kështu që sot jam shumë e lumtur që po takohemi në këtë masë dhe po takohemi këtu të gjithë së bashku, sepse kemi shumë gjëra për të biseduar, jo vetëm për të festuar sukseset që kemi arritur të gjithë së bashku, jo vetëm ne që jemi në Qeveri e në Kuvend, por së bashku me secilin prej jush, sepse është e pamundur që dy apo 20 njerëz të ndërrojnë faqen e Kosovës nga një shtet i zhytur në krim e korrupsion në një shtet, i cili nëse përmendet, ai përmendet si shteti më demokratik në rajonin tonë, si shteti numër një në Evropën në mesin e 34 shteteve për nga zhvillimi ekonomik i vitit 2023, si shteti i dytë në botë sa i përket sundimit të ligjit dhe të rendit, ku 81 për qind e qytetarëve thonë se kanë ndjenjën që jetojnë në një shtet demokratik”, ka thënë Gërvalla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025