Gërvalla: Gradualisht po ulim numrin e atyre që perspektivën e shohin në emigrim
Lexohet për: 3 min.
gervalla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pjesë e të cilit janë edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut me moton “Manovrimi në riformësimin botëror” nën organizimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman hapi forumin duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe takimeve të tilla, por edhe rëndësinë e veçantë të diasporës për zhvillimet në Kroaci dhe rajon.

Në emër të Organizatës për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik (OECD) fjalën e mori Andreas Schaal, i cili theksoi që diaspora gjithmonë duhet trajtuar si urë e rëndësishme lidhëse.

Sipas një komunikate të MPJD-së, dita e parë e Forumit të Dubrovnikut u mbyll me diskutimin e organizuar nga OECD me temën “Migrimi për qëllim punësimi në Evropën Juglindore – si të nxirren sa më shumë dobi prej tij”.

Në panelin e drejtuar nga sekretari i Shteti - MPJE e Kroacisë, Zdenko Luciq dhe të përbërë nga Donika Gërvalla-Schwarz - zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Elmedin Konakoviq - ministër i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Herzegovinës, Mariin Ratnik, nënsekretare për çështje Zhvillimore dhe Ekonomike nga MPJ e Estonisë, Ivana Zivkoviq - UNDP, Hrvoje Supiq - diaspora kroate dhe Soana Jaupllari - profesoreshë e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Migrimit nga Universiteti i Tiranës.

Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi ministrin Gordan Grliq Radman dhe OECD-në për ftesën, duke theksuar se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit dhe besimin në drejtësi dhe qeverisje si bazë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe ulje graduale të numrit të atyre që perspektivën e shohin në emigrim.

Delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq për nder të Forumit dhe pjesëmarrësve të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024