Gërvalla e Hussen u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit
Lexohet për: 2 min.
MPJD2 (002)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla, e shoqëruar edhe nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, e njoftoi ministrin Hussen rreth progresit që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik.

“Më tej Ministrja Gërvalla dhe Ministri Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Republikës së Kosovës në zhvillim ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes”, thuhet në komunikatë.  

Ministrja Gërvalla dhe Ministri kanadez Ahmed Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024