Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se anëtarësimi në Këshill të Evropës gjatë këtij viti ka qenë synim, por jo objektiv real.
Sipas saj, objektivi ka qenë kalimi i kërkesës në organet e Këshillit të Evropës dhe marrja e votës në Asamblenë Parlamentare, në mënyrë që anëtarësimi të arrihet muajt ose vitin e ardhshëm.
Kryediplomatja kosovare në një intervistë për KosovaPress flet edhe për mungesën e njohjeve të reja, rrezikun nga Serbia, zgjedhjet e reja dhe bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gërvalla thotë se gjatë mbi tri viteve në krye të diplomacisë kanë arritur bilance pozitive në politikën e jashtme.
Sa i përket rrezikut që i kanoset Kosovës nga Serbia, zëvendëskryeministrja Gërvalla thotë se vendi është i gatshëm t’iu bërë ballë kërcënimeve që vijnë nga fqinji verior.
Në anën tjetër, bashkëkryetarja e Partisë Guxo për KosovaPress shprehet e gatshme për zgjedhje të reja, por kërkon që opozita të qartësojë qëndrimin e saj për shkuarje ose jo në garën zgjedhore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...