Ekonomia e Zvicrës do të rritet ndjeshëm nën mesataren këtë vit për shkak të përdorimit të dobët të kapaciteteve industriale dhe kostove të larta të financimit që do të zvogëlojnë investimet, njoftoi të hënën Ministria e Ekonomisë (SECO).
Ministria ka ngritur pak vlerësimin e rritjes ekonomike këtë vit, në 1.2 për qind, por kjo do të thotë se ekonomia po rritet shumë më dobët se mesatarja, theksoi grupi i ekspertëve të SECO.
Eksportet do të ofrojnë edhe mbështetje të lehtë për aktivitetet falë dobësimit të frangut, shtojnë ekspertët.
Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tyre, aktiviteti ekonomik duhet të “normalizohet disi”, me një normë rritjeje të vlerësuar prej 1.7 për qind.
Ndër rreziqet, ekspertët veçojnë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, të cilat mund të nxisin sërish inflacionin nëse çmimet e lëndëve të para ose kostot e transportit rriten ndjeshëm.
Normat potencialisht të larta të inflacionit bazë janë gjithashtu një rrezik, pasi ato mund të inkurajojnë bankat qendrore të mbajnë normat e interesit në një nivel të lartë, gjë që do të frenonte kërkesën.
Sipas tyre, rritja e çmimeve duhet të ngadalësohet në 1.1 për qind vitin 2025.