Gazi rus, Vuçiq bisedon me Putin: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gazi rus, Vuçiq bisedon me Putin: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun dhe aleatin e tij rus Vladimir Putin, të cilin e ka falënderuar për “atë që ai e ka siguruar se Rusia do të furnizojë Serbinë mjaftueshëm me gaz për dimër.”

Vuçiq në një video-adresim në Instagram tha se “nuk kishte biseduar me Putin për pothuajse dy vjet e gjysmë dhe se sot kanë pasur një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”. Ai shtoi se kanë biseduar edhe për çështje bilaterale ekonomike dhe politike.

“Shpreha shpresën, ashtu sikurse dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiq duke hedhur kështu poshtë   thirrjet e vazhdueshme të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës zyrtare për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, në shkurt 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024