Gaza: Më shumë se 100 të vrarë në turmën që po priste ndihmat humanitare
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Më shumë se 100 palestinezë raportohet se janë vrarë ndërsa prisnin dërgimin e ndihmave në veri të Gazës.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi fajësoi forcat izraelite, ndërsa mediat palestineze cituan burime mjekësore duke thënë se trupat izraelite qëlluan mbi turmën.

Një burim ushtarak izraelit tha se trupat hapën zjarr pasi besonin se ushtarët ishin në rrezik.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se dhjetëra palestinezë u vranë duke u shkelur dhe shtypur nga kamionë.

Një gazetar që ishte në vendngjarje tha për BBC se tanket izraelite qëlluan mbi një turmë që kishte ardhur për të marrë furnizime. Ushtria izraelite tha se nuk kishte njohuri për granatimet në zonë.

Videot grafike të postuara në mediat sociale tregojnë trupa të ngarkuar në kamionë të zbrazur me ndihma dhe një karrocë gomarësh pranë rrethrrotullimit të Nabulsit në rrugën Rashid, rruga bregdetare në perëndim të qytetit të Gazës.

Kjo ndodhi disa orë përpara se ministria e shëndetësisë e Gazës të njoftonte se më shumë se 30,000 njerëz, përfshirë 21,000 fëmijë dhe gra, ishin konfirmuar të vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. /BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024