Gashi: Listat për deputetë kanë përfshirë të deleguarit nga baza, angazhohemi të dalim partia e parë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Gashi: Listat për deputetë kanë përfshirë të deleguarit nga baza
21 orë më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Alush Gashi, thotë se procesi i hartimit të listave për deputetë të kësaj force politike ka qenë një proces i shkëlqyer, që ka rezultuar me përzgjedhjen e atyre që janë propozuar nga baza e partisë. Duke folur mbi zgjedhjet e pritshme të 9 shkurtit, ai tha se LDK-ja synon të dalë forcë e parë politike për shkak të rolit të saj emancipues, bashkëbisedimit publik shumë civilizues me çështje konkrete, e me njerëz që kanë kapacitetin për të realizuar programin e saj. Gashi ka folur edhe për raportet e Kosovës me aleatët dhe pritshmëritë nga administrata e re nën presidentin e zgjidhur Trump, që nis mandatin në janar të vitit 2025.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gashi ka thënë po ashtu se angazhimi i këtij subjekti është që të ‘dalim partia e parë, që qytetarëve të Kosovës t’u japim një qeverisje të mirë’.  

“LDK-ja si partia e parë opozitare e Evropës Juglindore, si partia më e vjetër në botën shqiptare dhe natyrisht më e vjetra në Prishtinë ka edhe një rol emancipues për popullatën, për proceset, për zgjedhjet, për debatin. Ne jemi duke e zhvilluar një bashkëbisedim publik shumë civilizues me programe konkrete, me njerëz që e kanë kapacitetin për të realizuar atë program. Angazhimi jonë është që të dalim partia e parë, që qytetarëve të Kosovës t’u japim një qeverisje të mirë, që vendi të ecë përpara dhe të ketë zhvillim ekonomik, por edhe të kemi një bashkëpunim më normal edhe njerëzor me Bashkësinë Ndërkombëtare”, ka thënë Gashi për Zërin e Amerikës, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024