Gashi: Kryetari i LDK-së vendos vetë dorëheqjen ose votëbesimin
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gashi: Kryetari i LDK-së vendos vetë dorëheqjen ose votëbesimin
31/01/2026 - 11:59
Linku u kopjua
Para nisjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i Kryesisë së partisë, Arben Gashi, ka deklaruar se është krejt në diskrecion të kryetarit aktual të LDK-së nëse do të ofrojë dorëheqje apo do të kërkojë votëbesim.
Gashi tha se aktualisht partia nuk është në fazë të kandidaturave të reja, por në proces të vlerësimit të punës së kryetarit.
“ Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera, jemi në fazë të një procesi që ka të bëjë me vlerësimin e punës së kryetarit aktual, të kërkuar vetë nga kryetari aktual. Pra, ai ka kërkuar që të vlerësohet puna e tij dhe të shohim se çka po i ofron kuvendit. Pra, mbetet në vullnetin e tij se çka i ofron kuvendi dhe pastaj kuvendi të marrë vendimet. Nëse i ofron dorëheqje dhe largim të menjëhershëm, pra, nëse ofron dorëheqje, dorëheqja është akt vullnetar, individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim, atëherë është çështje e votimit e cila duhet të mbahet si votim në bazë të sistemit statutar të LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje. Cili do të jetë rezultati, ç'do të jetë rezultati, do të jetë një rezultat i respektueshëm nga ana jonë. “, tha ai. /Kosovapress/