Gashi ia thotë Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin - mos u çaravesh se je kryeministër
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Gashi ia thotë Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin - mos u çaravesh se je kryeministër
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas kërkesës së Vetëvendosjes që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore në lexim të dytë, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi iu drejtua kryeministrit të vendit, Albin Kurti, iu drejtua me këto fjalë: “çka është urgjente, dil trego mos u çaravesh aty prej vendit se je kryeministër”. Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga Gashi të jetë i kujdesshëm me fjalorin.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka propozuar që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore. Ai ka propozuar që shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën e Kuvendit të Kosov më 21 nëntor.

Me 60 vota për dhe një abstenim u votua mocioni i propozuar nga kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja.

Para votimit të buxhetit në lexim të parë, edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar Qeverinë aktuale të Kosovës për rritjen e pagave, duke thënë se pagat më së shumti janë rritur për zyrtarët qeveritarë.

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2025 në vlerë 3.6 miliardë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024