FVK fiton të drejtën për organizimin e kualifikueseve të Evropianit U22
Lexohet për: 1 min.
Volejboll 22
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit D, kualifikues për Kampionatin Evropian U22, meshkujt, i cili do të zhvillohet në korrik.

Kosova do të marrë pjesë pikërisht në Grupin D, ku do të ketë punë të vështirë ndaj kundërshtarëve si Polonia, Izraeli dhe Hungaria.

Djelmoshat “Dardanë”, të cilët kanë avantazhin të luajnë si nikoqirë në garën që do të zë vend mes datave 21-23 korrik, do t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për paraqitje sa më dinjitoze në një grup jashtëzakonisht sfidues, me kundërshtarë si Polonia, e cila aktualisht zë vendin e tretë në ranglistën e përgjithshme të Kombëtareve më të forta për grupmoshën nën 22-vjeç nga CEV. Ndërkohë, Izraeli dhe Hungaria zënë pozitat 9 respektivisht 14 në të njëjtën ranglistë.

Gjatë muajve në vazhdim FVK do ta bëjë publik edhe vendin ku do të mbahet ky aktivitet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025