Futbollisti i Robert Gjeraj ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollit në moshën 39 vjeçare.
Ai në edicionin e kaluar ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, skuadër me të cilën arritën që të sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
“Përmes këtij postimi dua t'iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Nuk ishte aspak e lehtë ta marr këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s'mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.“, ka shkruar Gjeraj, përcjellë KosovaPress.
Ai më tutje xka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë karrierës së tij.